Loading...

10 superushqimet të përballueshme nga të gjithë

Please log in or register to like posts.
Image

Tërshëra e petëzuar mund të jetë mëngjesi ideal, i shëndetshëm dhe i lirë. Ato janë të pasura me një lloj fibre të tretshme që ndihmon në uljen e kolesterolit të keq.

 

Fasulet e zeza, marrin ngjyrën e zezë për shkak të pranisë së anthocyanins ( një pigment i cili gjendet tek bimët dhe i jep atyre ngjyrën blu, i njëjtë me atë që gjendet tek boronicat). Fasulet e zeza janë një mënyrë e shkëlqyer për të marrë proteina dhe fibra në dietën tuaj, duke i kthyer ato në një superushqim për zemrën tuaj.

Portokalli, është një frut i jashtëzakonshëm, duke ofruar 100% të vitaminës C që ju nevojitet. Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm, që ndikon në zemrën tuaj, gjithashtu edhe për lëkurën.

Perimet si lakra dhe brokoli kanë përmbajtje të lartë karotenoidesh ( një antioksidant natyror i cili gjendet në fruta dhe perime, dhe i cili është për shembull përgjegjës për ngjyrën e kuqe intensive të domateve) plus vitaminat C, E , K dhe janë të pasura me fibra. Këto janë super ushqime pasi janë dalluar për efektin e tyre parandalues të kancerit.

Ju ndoshta e dini se salmoni është një burim i acideve yndyrore Omega-3 ( yndyrna të cilat lidhen me trurin dhe shëndetin e zemrës), por peshku ton është një zëvendësues i mirë. Zgjidhni një peshk ton të lehtë, peshku i përdorur në konserva ka më pak vlera ushqyese sesa ai i bardhë albacore.

 

“Një mollë në ditë mban doktorin larg” është një ushqim i mirë për shëndetin e përgjithshëm. Ndihmon në uljen e kolesterolit, uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

 

Frutat e thata janë të gjitha të rekomandueshme, por në superushqimet me kosto të ulët janë edhe kikirikët, të pasur me yndyrna dhe fibra të shëndetshme.

Bakteret e dobishme që ndihmojnë në të qenit të shëndetshëm dhe forcojnë imunitetin tuaj, janë më të mirat që i gjeni në kosin e thjeshtë. Gjithçka që gjendet tek kosi si kalciumi, potasiumi dhe proteinat e bëjnë kosin një domosdoshmëri për frigoriferin tuaj.

 

Erëzat e freskëta janë fantastike për shije dhe aromë, rekomandohen edhe të thara, pasi japin ushqimeve tuaja të njëjtën shije dhe aromë të shkëlqyer, por janë edhe më të koncentruara. Trumza, majdanozi, nenexhiku apo borziloku përmbajnë në vetvete përqindje të lartë hekuri dhe vitamine K në gjethet e tyre aromatike.

Kafeja e pjekur është e pasur me antioksidantë dhe kalium, përfitimet shëndetësore që merrni nga ky ushqim lidhen ngushtë edhe me sëmundjen e diabetit. Për të marrë gjithçka prej kafesë ju sugjerojmë ta merrni ashtë ashtu siç është, rekomandohet ta pini shqeto.

 

Kjo ishte edhe lista me 10 superushqimet të përballueshme nga të gjithë, shpresojmë t’ju kemi ndihmuar sado pak me përmirësimin e dietës tuaj ditore.

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.