Loading...

25 serialet turke më të mira sipas Forbes

Please log in or register to like posts.
News

Vendin e parë e mban seriali turk “ÇUKUR” i cili aktualisht po transmetohet edhe në vendin tonë në ekranin e Klan Plus me 9.75 milionë euro fitim. Një histori rrëqethëse mbi dashurinë, familjen dhe komunitetin, bazuar tek një i ri që rikthehet në lagjen e tij të vjetër për të zëvendësuar të atin si kreu i një klani kriminal. “Çukur” tregon historinë e Yamaçit nga familja influente Koçova që sundon Çukurin. Kur Yamaç takon Sena-n, ai bie në dashuri me të dhe martohet brenda pak ditësh. Në momentin që Yamaç mendoi se do të fillonte një jetë të re me njeriun e zemrës, me tyre futet familja e tij, të cilën e kishte lënë pas për të jetuar i vetëm për disa vite me radhë.

Vendi i dytë si seriali me të ardhurat më të larta është “Nusja nga Stambolli” 8.46 milionë euro, vazhdojmë më pas me “Ertugrul” 7.77 milionë euro, seriali “Banditët” renditet i katërti me 7.3 milionë euro.

Lista vazhdon me vendin e pestë “Premtimi”, “Grua” në vendin e gjashtë. Vendin e shtatë e ka një serial i cili aktualisht po transmetohet në Shqipëri, në ekranin e Tv Klan, bëhet fjalë për “Kryeqytetin – Abdylhamid” me 6.7 milionë euro.

Në listën e 25 serialeve më të mira veçojmë “Zonja Fazilet dhe të bijat” që është transmetuar nga platforma Tring, “Stiletto Vendata” është seriali i ri që nis së shpejti në ekranin e Klan HD. Serialet e rekordeve të pasditeve në Klan, “Dashuri Bardh e Zi” dhe “Xhenet” mbajnë përkatësisht vendin e pesëmbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë.

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.