Loading...

Anuel AA nga 3 vite burg në majat e YouTube

Please log in or register to like posts.
News

Ëndrra e Anuel AA bëhet realitet, nga koha e burgut ku ka qenë për 3 vite kalon tani në krye të klasifikimeve botërore. Kjo është java e muzikës latine, pasi të premten janë ndarë çmimet “2019 Billboard Latin Music Awards“.

“Çdo gjë, e gjithë jeta ime ka ndryshuar, maturia ime, mënyra se si unë punoj. Pak nga pak unë po rritem mendërisht dhe e gjithë skuadra ime vazhdon të rritet dhe të jetë më e organizuar dhe profesionale”, tregon Anuel AA.

Kujtimi më i bukur nga fëmijëria është teksa regjistronte një këngë në studio muzikore dhe takon Daddy Yankee.

Momenti më i vështirë në jetën e tij ka qenë kur babai i tij humbi punën, humbën gjithçka dhe ai u detyrua të jetonte në rrugë. Në shtëpi mëson gjërat e mira, por jeta në rrugë i ka treguar atij anën e errët.

Për projektet e reja nuk do presim gjatë sepse “Por Ley” do jetë kënga e tij e re dhe një bashkëpunim me Daddy Yankee, Ozuna and Karol G titulluar “China.”

Kënga e fundit e tij me Karol G – Secreto publikuar më 14 Janar ka rezultuar një sukses me mbi 500 milionë klikime deri tani në YouTube.

/ MEDIAALBANIA.COM

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.