Loading...

Jeni gati ?! As një as dy, por plot tetë seriale të reja në Klan

Please log in or register to like posts.
News

Sezoni i ri televiziv vjen me shumë risi dhe surpriza si gjithmonë, por këtë herë televizioni Klan nuk njeh fund.

Ndryshe nga sezonet e kaluara, super risija e këtij sezoni janë ritransmetimet, nga data 3.Shtator.2018 asnjë program nuk mund ta shihni për herë të dytë në të njëjtin ekran, sepse gjithçka do jepet vetëm 1 herë në Klan HD dhe në Klan Plus HD.

Serialet turke do vazhdojnë të transmetohen, çdo ditë nga e hëna në të premte orën 18:30 rikthehet “DASHURI BARDH E ZI

Zhulide përfiton nga rasti për t’i qëndruar pranë Asllës dhe për të bërë si e mirë. Idil kërkon të takohet me Xhunejtin për t’i treguar rreth ngjarjeve të fundit përsa i përket Namikut. Ferhat i tregon Jigitit se do të bëhet baba. Ky i fundit lumturohet dhe i jep disa këshilla vëllait të tij. Tashmë Jigit dhe Ferhat janë nën shënjestrën e mafias. Ky i fundit dëgjon për herë të parë rrahjet e zemrës së fëmijës së tij…

Në mbrëmje në Prime-Time në 21:00 vjen  SULLTANESHA KOSEM

A do të mundet sulltan Murati të ruajë fronin e tij pas shkatërrimit të qytetit? Dy të dashuruarit vazhdojnë të takohen fshehurazi në pallat. Sulltaneshë Kosem del dhe shikon dëmet në qytet. Çfarë vendimesh do të marrë sulltan Murati? Sulltaneshë Gylbahar urdhëron një tjetër vrasje…

Seriali indian BIXHOZ ME DASHURINË do të rikthehet pasditeve në orën 16:05

Gori shkon në tempull të lutet. Ndërkohë Zvetlana bën aksident para syve të saj. Për çfarë do të flasë Omkara me nënën e tij? Gori ndihmon Zvetlanën. Çfarë do t’i kërkojë ajo në këmbim? Omkara mundohet të bëjë xheloz Texhin duke ju afruar Zvetlanës.

Pas nisjes në Turqi të sezonit të ri të serialit Ertugurl, menjëherë pak javë më vonë konfirmohet se seriali turk do rikthehet në transmetim edhe në vendin tonë.

Related image

Risitë e sezonit ?! Serialet e reja!

Blerja e fundit nga produksionet turke dhe më e mira e këtij sezoni është seriali ÇUKUR 

Një lagje e rrezikshme, CUKUR, drejtohej nga një familje fisnike mafioze e quajtur Koçovar. Kur familja është në rrezik të humbjes së kontrollit të lagjes, djali i tyre më i ri duhet të kthehet në shtëpinë e tij, prej së cilës kurrë nuk mund të shpëtojë, shumë shpejt ky super produksion vjen në Klan.

Image result for cukur

Seriale të tjera turke që do nisin këtë sezon janë edhe 

Mehmed Pushtuesi

(kliko këtu për të lexuar një përmbledhje të serialit) , 

Related image

Kryeqyteti Abdulhamit

(lexo artikullin e plotë rreth serialit Kryeqyteti Abdulhamid)  

Image result for payitaht abdülhamid

Stiletto Vendetta

është një serial i re dramtik ku tre gra, mike nga fëmijëria, bashkohen me një të katërt – viktimë e një shakaje adoleshenteje, super produksioni i radhës i kompanisë Ay Yapim vjen ekskluzivisht në ekranet e Klan.

Image result for stiletto vendetta

Për të mbyllur listën e serialeve turke të këtij sezoni është

CENNET 

Image result for cennet turkish series

Duke ju uruar shikim të këndshëm, surpriza më e bukur e sezonit janë tre serialet amerikane, 

House of Cards

Image result for house of cards

The Blacklist

Image result for the blacklist

Hemlock Grove

Image result for Hemlock Grove

PËR MË SHUMË INFORMACIONE EKSKLUZIVE NDIQNI MEDIAALBANIA.COM DITËT NË VAZHDIM…

|SHËNIM|  Ju informojmë se serialet e mësipërme do të transmetohet gjatë këtij sezoni televiziv në dy kanalet Klan HD & Klan Plus HD, por oraret e transmetimit dhe datat e sakta të nisjes së serialeve nuk janë zyrtarizuar akoma, sepse do përfundojnë ato aktuale dhe më pas nisin produksionet e reja. Për gjithçka do njoftoheni në postimet në vijim… Shikim të këndshëm!
KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.