Loading...

‘Big Brother ViP’ spektakli që të gjithë po presim do ketë një autor italian

Please log in or register to like posts.
News

‘Big Brother VIP’ po përflitet për një kohë të gjatë. Nga muaji në muaj, kanë kaluar sezone e gjysmë-sezonë televiziv, por patenta e njohur nuk nisi në Top Channel.

Fillimisht ishte Ledion Liço ai që e promovoi por që më pas u tërhoq pa shumë zhurmë pas trumbetimit si autor. E duket se drejtori i Topit, Ben Blushi ka plane të tjera.

Portali Blitz.al ka raportuar se menaxheri i njohur i VIP-ave në Itali, 63 vjeçari Lele Mora ka ardhur ditën e sotme në Shqipëri me ftesë të mikut të tij Drejtor për këtë projekt.

Olti Curri dhe Lele Mora

Diskutimi për organizimin e ‘Big Brother VIP’ duket të ketë qenë arsyeja që e ka sjellur Moran në Shqipëri. Italiani mësohet të ketë vizituar edhe ambientet e Top Channel, nga të cilat ka mbetur i mahnitur me investimin dhe cilësinë e televizionit.

Nëse lidhet marrëveshje me Moralën për t’ia besuar ‘Big Brother VIP’, interesimi për këtë format pa dyshim që do rritet edhe më shumë meqenëse bazuar në përvojën e italianit, produksioni do jetë goxha i arrirë. Kjo nuk do të ishte hera e parë që Top Channel sjell në Shqipëri figura të ekranit përtej Adriatikut për t’i besuar programet e saj.

Mbetet të shihet me kohën nëse një gjë e tillë do të ndodhë apo thjesht do jetë një takim i shtuar në tentativat e Blushit që në fund, kanë rezultuar pa sukses.

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

15

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.