Në shtator të vitit të kaluar, Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre. Ata janë kujdesur që të mbajnë larg publikut të voglën dhe vetëm së fundmi zbuluan emrin e saj.

Gigi dhe Zayn i kanë vendosur vajzës emrin Khai e tashmë modelja ka rrëfyer edhe momentin e lindjes, prej 14 orësh, në fermën e shtëpisë së tyre në Pensilvani.

“Një moment po mendoja se lindja me epidural do të ishte më e thjeshtë. Por mamia më pa dhe më tha: ‘Ti po ja del. Asgjë nuk do të të ndihmojë, kështu që duhet të shtysh njësoj si në një shtrat spitali”, tregoi Gigi.

Gigi tregoi se vajzën e ka pritur i pari Zayn, ndërsa ajo nga dhimbjet e shumta nuk e ndjeu kur bebja doli.

“Nuk e ndjeva aspak kur ajo doli. Isha shumë e lodhur. Vetëm ngrita kokën dhe pashë Zayn duke e mbajtur në krahë. Ishte e mrekullueshme”, tha Gigi për “Vogue”.