“E Diela Shqiptare” do të jepet të dielën, por nga shtëpia

Moderatori i njohur i programit shumë të dashur për publiku, “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një statusi të shpërndarë pasditen e kësaj të mërkure në profilin e tij në Instagram.

Ai ka rezultuar pozitiv dy ditë më parë dhe është karantinuar në shtëpi. Përmes statusit në Instastory, Gjebrea tregon se nuk ka temperaturë shumë të lartë dhe se është duke menduar për punën.

“Dita e dytë – pozitiv! Nuk po obobo-hem sepse me temperaturë jo shumë të lartë jam. E ç’mund të bëjë njeriu i mbyllur në shtëpi? Mendon gjithmonë për punën dhe në fakt, me gjithë vështirësitë që na përballi koha, na zhvilloi instiktin e gjetjes së alternativës, që në këtë rast do të thotë: E Diela Shqiptare do të zhvillohet të dielën, sigurisht bashkë, por nga shtëpia.”