Vogue, revista e famshme botërore e modës, ka bërë një serial të shkurtër me Dua Lipën, ku ajo shihet duke jetuar në fantazinë e saj të yllit të muzikës pop në koleksionet më të mira të veshjeve nga New York Fashion Week.

Mirëpo, përveç bukurisë së saj dhe aftësisë për aktrim, ajo çka bie në sy në këtë video të postuar në Youtube është edhe momenti kur këngëtarja nga Kosova ulet në tavolinë dhe dy qentë që e shoqërojnë e komentojnë në shqip.

“Më në fund ajo veshi Marc Jacobs”, “Nuk po më shikon më si më parë”, “Po më mahnitë Dua”, janë shprehjet që dëgjohen në gjuhën tonë në këtë video që në më pak se 1 ditë ka rreth 440 mijë klikime në Youtube dhe 1.4 milionë në IGTV.