Pak ditë më parë, aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku i paralajmëroi fansat për një surprizë të madhe. “Diçka shumë e madhe po vjen, më besoni!”, shkruante ai në një postim të bërë në Instastory.

Së fundmi, Olsi ka zbuluar surprizën duke treguar se shumë shpejt do të vijë me një “late night show”. Ai ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një video promo të spektaklit, i cili mban titullin “Roped with Olsi”.

Aktori e ka shoqëruar videon me nota humori. Ai shfaqet me një litar në duar, duke treguar dhe kuptimin e titullit të spektaklit: njerëzit do lidhen pas tij javë pas jave dhe puntatë pas puntate!