Një personazh i famshëm është normale të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm për anën profesionale e këngët e reja, por edhe për jetën private. Sidomos reperët shqiptarë janë shumë të komentuar në media për lidhjet e tyre të cilat herë i bëjnë publike e herë preferojnë t’i ruajnë sekret. Duke parë që shumica e reperëve kanë të dashura super yje, më poshtë gjeni një listë me reperët të cilët kanë pasur ose kanë të dashurat më të bukura të showbizit.

Fero – Arbenitën: Lidhja e tyre u zbulua vitin e kaluar dhe menjherë çifti u kthye në sensacionin e mediave e rrjeteve sociale. Një vëmendje të madhe mori sigurisht Arbenita dhe titulli “E dashura super yll e Feros”, pushtoi mediat online. Arbenita është modele dhe jeton në Londër ku është pjesë e një agjencie të njohur modelingu. Bukuroshja famën më të madhe e mori pas lidhjes me Feron.

Stresi – Keisin: Keisi gjithashtu ishte e panjohur për mediat deri kur u zbulua lidhja me Stresin. Në fakt ishte vetë reperi që deklaroi hapur se ishte i dashuruar me vajzën në fjalë. Keisi, një bukuroshe brune, që jeton e studion në SHBA, u bë shumë shpejt e famshme dhe emri i saj vazhdon të jetë kudo në mediat online.

Gjiko – Elitën: Me bukurinë e saj, Elita ia mori mendjen Gjikos që herën e parë kur u takuan për një intervistë që moderatorja do i bënte për emisionin e saj. Gjiko e dinte se një ditë Elita do bëhej gruaja e tij dhe kështu ndodhi. Sot çifti janë të martuar dhe prindër të një djali.

Getoari – Marinën: Një tjetër reper i dashuruar me një nga vajzat më të bukura të showbizit është Getoari. Çifti prej vitesh e mbajti marrëdhënien e tyre larg mediave, por paparacët i fotografonin shpesh bashkë. Dy vite më parë Geti dhe Marina e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe sot janë një nga çiftet më simpatik.

Seven – Lorenën: Reperi i njohur prej vitit 2016 deri në vitin 2018 ishte në një lidhje dashurie me modelen shqiptare Lorena Haliti e cila jeton e vepron në SHBA. Lorena njihet si një ndër modelet më superseksi dhe lidhja e saj me Sevenin u komentua shumë. Në vitin 2018 ata i dhanë fund për arsye që nuk dihen.

Majk – Majlindën: Majk gjithashtu ka pasur një histori dashurie me Majlinda Zekën. Ajo u bë e famshme pikërisht prej lidhjes me reperin dhe sot është kthyer në një nga vajzat më të komentuara në showbiz. Lidhja e tyre nuk zgjati shumë, por nga kjo histori dashurie lindi një bebush, Roani.