Loredana fitoi mbrëmë çmimin “Best Breaking Act” në eventin zviceran prestigjioz “Swiss Music Awards”. Loredana u shfaq e veshur me kostum të zi, flokët e prera shkurt dhe shoqërohej nga partneri reperi Zuna dhe disa familjarë.

Pasi mori çmimin e rëndësishëm, Loredana u ngjit në skenë ku mbajti një fjalim prekës për familjen e saj.

“Babai im ka punuar në ndërtimtari për 30 vite kurse mami është kujdesur për 10 fëmijët. Ne jemi 10 fëmijë dhe kjo është mrekulli. Mami është në shtëpi tani dhe nuk erdhi sepse ka frikë nga koronavirusi ndërsa pjesëtarët e tjerë të familjes i kam këtu. Dua t’i them që jam shumë e lumtur. Unë tani mund të shkoj ku të dua me para, por nuk është stili im. Do mbaroj fjalimin dhe do marr rrugë të gjatë për në shtëpi ku jam gjithmonë e lumtur. Faleminderit”, është shprehur Loredana.