loading...
You can skip ad in 5s
Loading...

Brusko, një serial grek në INtv

Please log in or register to like posts.
Video

Brusko, një serial grek në ekranin e INtv,

Nga Greqia e dramave të njohura, vjen një telenovelë e ditëve tona, e cila, ndoshta duke mbartur diçka prej forcës së veprave antike, ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm në 40 vende të botës që nga viti 2013 kur është prodhuar nga Vana Dimitriou.
“Brusko”, historia e një djali dhe një vajze që të nesërmen martohen me partnerët e tyre, por kur shohin njëri-tjetrin kuptojnë që jeta e tyre nuk do jetë siç e kishin menduar, vjen në In TV nga kjo e hënë, 2 tetor, çdo ditë deri të premten, në orën 20.00. Bëhuni gati për t’u dehur me të!
Vajza nga Kreta dhe djali nga Qipro, njihen në një club të Athinës në festën e tyre të beqarisë. Të nesërmen do të martoheshin. Ishte mbrëmja e tyre e fundit si beqarë, por ishte sërish shumë vonë për të marrë vendime si të tillë. Ata martohen të nesërmen, ajo me partnerin e saj dhe ai me të tijën. Teksa ishin zhytur në jetët e tyre martesore, fati i bashkon sërish. “A do të prishen martesat?” “A do të përmbysen fatet nga tradhtitë?”
Shumë sekrete, intriga, pasione, hakmarrje deri në gjakmarrje që shkaktohen nga pasionet dhe xhelozitë, nga pushteti i parasë apo marrëdhëniet e biznesit, tirren nëpër seritë e “Brusko”-s, që tashmë ka korrur sukses në afro 40 vende, jo vetëm në Evropë, në Ukrainë, Estoni, Slloveni por edhe në kufijtë e përtejmë, në Lindjen e Mesme, në Azi, në Amerikën Latine, Izrael, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara, Argjentinë, Kolumbi, Peru, Meksikë, Venezuelë, Panama, Kili…
Trekëndëshi Akili- Melisa- Sifis, interpretuar nga aktorët e famshëm grek, Andreas Georgiou, Eleni Vaitsou dhe Apostolis Totsikas, ngërthen drama të skajshme, ku sekreti i Melinës dhe Arqilesë është vetëm maja e ajsbergut. Konfliktet janë shumë më të thella e më të hershme mes familjeve të dy burrave. Të gjitha misteret mund t’i zbuloni duke ndjekur “Brusko” , e cila do ju fusë në një botë intrigash dhe pasioni, ndërkohë që realizohet në rrugë që ju mund t’i keni shkelur vetë. Një element shumë më i fortë i përbashkët sesa fjalët që dëgjojmë në telenovelat turke.
Duket se menuja e javës u përcaktua. Pasditeve kafe turke, por darka do ketë shije Brusko

/ Revista Class

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.