Loading...

“C’est la vie” vjen shumë shpejt në TV Klan

Please log in or register to like posts.
Image

Pritjes po i vjen fundi dhe spektkali i drejtuar nga Marina Vjollca në TV Klan është thuajse gati! Gjithçka do të nisë në fund të muajit në ekranin e televizionit Klan, e konfirmuar kjo nga vetë moderatorja Marina Vjollca në një intervistë të dhënë në programin “Xing me Ermalin”.

Spektakli i ri do të na  shoqërojë për rreth 11 javë rresht . Çiftet do të jenë të përbëra nga një këngëtar/e profesionist/e dhe një personazh tjetër nga bota e politikës ose showbizit që nuk ka aspak lidhje me këngën. Suksesi do të jetë nëse personat që do të vihen në çift do të arrijnë të këndojnë ‘live’ aq mirë sa të mos dallojë profesionisti nga amatori në këngë. Gjithçka do të vlerësohet nga një juri prej 4 anëtarësh që do të japin vlerësimet e tyre për performancat e çifteve.

Disa nga emrat që flitet të jenë pjesë e “C’est la vie” janë: Jona Spahiu, Ylli Limani, Jonida Vokshi, Skerdi Faria, Erisa Xhixho, Anxhela Peristeri, Altin Goci, Kristi Karkanaqe,  Ervin Bejleri, dhe Alar Band.

Burime për MEDIAALBANIA.com theksojnë se dita e transmetimit të këtij spektkali është e diela në PrimeTime, pra në orën 21:00 duke e ndryshuar kështu traditën e përballjes së spektaklit “Portokalli” në Top Channel me një serial turk, por duket se lufta për audiencë do jetë edhe më e fuqishme dhe TV Klan kërkon maksimumin me investimin që është bërë për këtë spektakël. Duhet të presim edhe pak për të shijuar gjithçka që po bëhet gati për premierën e programit. Për të zbuluar më shumë detaje qëndroni vetëm me MEDIAALBANIA.com

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.