Loading...

Dilema, programi i ri i milionave në Top Channel

Please log in or register to like posts.
News

Një ndër formatet më spektakolare vjen në ekranin e Top Channel. “Dilema”, game show më i ri, nën moderimin e Eno Popit, do të sjellë për publikun emocione të mëdha dhe marrëveshje financiare nga ato që nuk ndodhin shpesh në jetët tona.

20 kuti, përballë teje dhe fatit tënd! Mund të luash duke besuar në marrëveshjen më të mirë me bankierin tonë. Dilema do të vijë me ethet e milionave, jo vetëm për protagonistin e lojës dhe familjarët e tij, por edhe për shikuesit nga ekrani, që nën lëkurën e konkurrentit, do të jenë me dilemat e këtij formati.

Gjithçka do të nis vetëm në ekranin e Top Channel, këtë herë nuk do ketë 100 Milionë, por Dilema.

Duke filluar nga e hëna e 10.Shtatorit çdo pasdite në orën 18:20 nga studio e Top Channel nën moderimin e Eno Popit vjen Game-Show DILEMA – DEAL OR NO DEAL, ndërsa çdo të diel formati vjen me më shumë surpriza dhe më shumë argëtim në një orar më të zgjatur me më shumë mundësi për të fituar me ndihmën e familjarëve të konkurentëve.

Çmimi i madh që mund të fitohet në këtë lojë çdo ditë është 1 milionë lekë të reja.

Ne i urojmë suksese stafit dhe ju ftojmë ta ndiqni! Shikim të këndshëm!

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.