Loading...

Dj suedez Avicii vdes në moshën 28 vjeçare

Please log in or register to like posts.
News

Artisti dhe DJ i famshëm suedez, Avicii, ka vdekur në moshën 28 vjeçare në Oman.

Lajmin e kanë bërë të ditur përfaqësuesit e tij përmes një deklarate.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë humbjen e Tim Bergling, i njohur po ashtu si Avicii”, shkruan në komunikatë.

“Ai u gjet i vdekur në Muscat të Omanit mesditën e së premtes së 20 prillit”.

“Familja është e rrënuar dhe kërkojmë nga të gjithë që ta respektoni nevojën e tyre për privatësi në këtë kohë të vësthirë. Asnjë deklaratë më tepër nuk do të jepet”.

Ai ishte tërhequr nga performimet LIVE më 2016 për shkaqet shëndetësore. Artisti suedez kishte pasur probleme me shëndet për disa vite, përfshirë këtu edhe probleme me pankreatitis akut shkaku i pirjes së tepruar.

Avicii kishte arritur famë që në moshtë të re me hite si “Levels, pastaj me “Wake Me Up” në bashkëpunim me Aloe Blacc.

I ndjeri së fundi kishte pasur një bashkëpunim edhe me këngëtaren me origjinë kosovare, Rita Orën, në këngën “Lonely Together”.

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.