Loading...

EKSKLUZIVE! Çfarë ndodh pas 31.Marsit ?! Ku vazhdon procesi i digjitalizimit ?

Please log in or register to like posts.
News

Procesi i digjizalizimit në vendin tonë aktualisht po implementohet në qarkun Fier, pas mbylljes me sukses të transmetimeve analoge në qarqet Berat dhe Korçë, sipas parashikimeve pritet që të gjitha transmetimet analoge në Fier të fiken në 31.Mars.2018. Por ku vijon më pas procesi ?! Burime nga AMA ( Autoriteti Mediave Audiovizive ) për MEDIAALBANIA.COM konfirmojnë ekskluzivisht se  procesi vijon në qarkun e Tiranës, pasi aty është edhe numri më i madh i popullsisë dhe infrastruktura e rrjeteve numerike është ndërtuar nga të gjithë operatorët kombëtarë numerik dhe përfitimet nga ofrimi i shërbimeve numerike i drejtohen një numri të madh banorësh, kështu parashikohet që periudha Maj-Qershor të fiken të gjitha transmetimet analoge në qarkun Tiranë dhe rrethinat.

Cila është lista e kanaleve aktuale falas në qarkun Fier ?!

  1. Top Channel HD
  2. Top News
  3. Klan HD
  4. Klan Plus HD
  5. ABC News HD
  6. Klan Kosova HD
  7. RTSH 1 HD
  8. RTSH 2 HD
  9. RTSH 3 HD
  10. RTSH SPORT HD
  11. RTSH SHQIP
  12. RTSH MUZIKË
  13. RTSH KUVEND
  14. RTSH FILM
  15. RTSH 24
  16. RTK1
  17. Report TV
  18. Click TV
  19. Klan Shop
  20. Klan Test

Në vazhdim do informoheni në lidhje me kanalet e reja, por edhe ekskluzive në lidhje me procesin. Nëse mendoni për verën, ku ju shkon mendja ?! Në Jug apo jo? Ky ishte edhe një sugjerim për vijimin e procesit të digjitalizimit në qarkun Vlorë pasi gjithë popullsia thuajse zhvendoset në këtë zonë dhe pse jo të ofrojmë më tepër shërbime të gjithë turistëve, por edhe banorëve të kësaj zone të cilët gjithmonë kanë hasur probleme në lidhje me transmetimet televizive. Por, pas Tiranës akoma nuk është përcaktuar qarku i radhës, për më shumë ju ftojmë të na ndiqni në vijim në MEDIAALBANIA.COM.

EKSKLUZIVITET I MEDIAALBANIA.COM

 

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.