Loading...

#ekskluzive ‘Doktor Plastik’ çdo fundjavë në Klan, zbuloni ditën

Please log in or register to like posts.
News

Prej disa kohësh tashmë kemi dëgjuar për fillimin e emisionit ‘Doktor Plastik’ programi më i ri në TV Klan, i cili do të ketë në fokus pikërisht ato, të shumëfolurat, ndëryrjet estetike.

Njerëz që duan ndryshimin, të pakënaqur me pamjen e jashtme, operacione që ndryshojnë jetë njerëzish, transformime fantastike. Për transformimet përkatëse, përgjegjës do të jenë emra kirurgësh dhe mjekësh të huaj, me eksperiencë në një fushë të tillë.

Siç edhe dihet tashmë, drejtuese e formatit do të jetë Kiara Tito, e njohur për të gjithë si prezantuese në “Top Select” këtë herë shfaqet në një tjetër ekran. Spoti është bërë publik pak ditë më parë dhe ashtu siç ishte thënë në fokus do të jenë njerëzit që kryejnë operacione plastike.

Gjithçka gati për të nisur transmetimin shumë shpejt në TV KlanMEDIAALBANIA.COM zbulon ekskluzivisht se programi i ri do të transmetohet të shtunave pasdite, mendohet ora 17:15 si orari i transmetimit të këtij formati dhe e shtuna e kësaj jave si data e premierës, pra 7.Prill, por këto të fundit të pakonfirmuara ende. Ne  i urojmë shumë suksese Kiarës në këtë eksperiencë të re në Klan dhe gjithë produksionit të këtij formati! /MEDIAALBANIA.COM

EKSKLUZIVITET I MEDIAALBANIA.COM

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.