Loading...

#ekskluzive Xhesuri dhe e bukura nga 15.Tetori në TVKLAN

Please log in or register to like posts.
Image

#ekskluzive Xhesuri dhe e bukura nga 15.Tetori në TVKLAN

Nga fundjava e ardhshme në datën 15.Tetor vjen në ekranin e TV Klan seriali i shumëpritur, një prej më të ndjekurve të momentit, një tjetër super produksion turk vjen çdo të shtunë dhe të diel në ekranin e Klan, Xhesuri dhe e bukura.

Shikuesit e Televizionit Klan do të kenë mundësinë që të ndjekin në të njëjtin serial dy prej aktorëve më të dashur turq, Kivanc Tatlitug dhe Tuba Buyukustun, seriali do të transmetohet çdo të shtunë dhe të diel në orën 20:10.

Në fund të vitit 2016 në Turqi ka nisur transmetimi i “Cesur ve Guzel” “Xhesuri (Guximtari) dhe e Bukura”, një superprodhim i kompanisë së produksionit “Ay Yapim”, i njëjti ekip që ka prodhuar serialet shumë të dashura për shqiptarët si “Ezel”, “Kuzey Guney”, “Diamante dhe dashuri”, “Dashuri e ndaluar”, “I infiltruari” etj.

Kivanci njihet në Shqipëri për rolet Mehmetit tek “Gymysh”, Kuzey-t tek “Kuzey Gyney”, Behlulit tek “Dashuri e Ndaluar” etj, ndërsa Tuba njihen për rolin e Elifit në serialin “Diamante dhe dashuri”, të gjithë transmetuar në Televizionin Klan.

Xhesuri dhe e Bukura

Tahsin është kreu i familjes Korludag, pasuria dhe influenca e madhe në shoqëri bën që të gjithë t’a kenë frikë dhe t’a respektojnë. Nuk ekziston një vend apo person në qytet të cilin ai nuk e kontrollon. Ai është baba i dy fëmijëve; i biri Korhan është zhgënjim total për të atin; Tahsin do shumë Syhan (Tuba Buyukustun), vajzën e tij të zgjuar dhe të bukur.

Bashkëshortja e Korhanit rreket pa sukses të ngelet shtatzënë. Ajo shkon deri aty sa tenton të vrasë kunatën e saj, Syhan, nga frika se mos ajo lind para saj trashëgimtarin e familjes.

Mirëpo planet e saj djallëzore dështojnë kur një i huaj, i pashëm dhe i çuditshëm, futet në histori duke shpëtuar jetën e Syhan.

Shpejt ai bëhet i dashuri i Syhan (e cila po shtynte një fejesë pa dashuri) dhe zë vendin e djalit për të cilin Tahsin gjithmonë ka ëndërruar. Por, ajo që askush nuk di është se hakmarrja (ndaj Tahsinit) qarkullon në venat e Xhesurit (Kivanc Tatlitug) dhe shfaqja e tij nuk ishte aspak rastësi.

A do t’a ndalojë dashuria për Syhan Xhesurin të marrë hak ndaj Tahsinit, apo e gjitha është pjesë e planit të tij të madh hakmarrës…?

Kjo do të zbulohet në ekranin më të ndjekur të shqiptarëve, Televizionin Klan.

#EKSKLUZIVE MEDIAALBANIA.COM

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

2
1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.