Loading...

Ermal Mamaqi rikthehet në ‘Portokalli’

Please log in or register to like posts.
News

Një video e postuar nga aktori Rezart Veleshnja në Instagram, e cila fillimisht u duk si lojë ose si një mënyrë për të nënkuptuar se Ermal Mamaqi do të jetë spektator sot (e diel, 24 mars) në “Portokalli”, në fakt paralajmëroi rikthimin e Mamaqit si aktor në skenën e programit të humorit.

“Sot kthehem te ‘Buka e vjetër’. PORTOKALLI.” – shkruan Ermali në Instagram, në një foto ku shfaqet së bashku me Salsano Rrapin dhe Ledio Lakon.

Ai është i veshur si personazhi i Çimit, pjesë e skeçeve të dikurshme të grupit The SHBLSH.

PORTOKALLI, 22 PRILL 2007 – THE SHBLSH (ZENUNI)

Vite më parë, Ermal Mamaqi depërtoi në skenën e “Portokallisë” dhe u bë pjesë e grupit The SHBLSH, fillimisht me Gent Bejkon dhe Gentian Zenelajn.

GENT BEJKO, GENTIAN ZENELAJ DHE ERMAL MAMAQI (SKEÇI ME AMARILDON)

The SHBLSH më pas ndryshoi dhe mbeti përfundimisht me Ermalin, Gentin dhe Julian Dedën, i cili iu bashkua pas largimit të Bejkos. Treshja u nda përfundimisht pasi Mamaqi u largua nga “Apartamenti 2XL” në vitin 2012 për t’iu përkushtuar muzikës. 2 vite më vonë ai drejtoi fillimisht “6 Ditë pa Ermalin” (2014) për 2 sezone në “T” në Digitalb dhe më pas nisi “Xing me Ermalin” në Tv Klan (2016). Po ashtu Gent Zenelaj u largua nga kasti i “Apartamentit 2XL” për të drejtuar fillimisht emisionin investigativ “Ça thu?” në Agon Channel dhe më pas “Stop” në Tv Klan. Nga ana tjetër, Julian Deda qëndroi edhe për disa sezone te “Apartamenti 2XL”. Në shtator të vitit 2018, Deda së bashku me trupën e aktorëve nisën “Duplex” në Tv Klan.

GENTIAN ZENELAJ, ERMAL MAMAQI DHE JULIAN DEDA
KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.