Loading...

FAX NEWS, shumë shpejt në transmetim

Please log in or register to like posts.
Image

”Fax News” është televizioni më i ri informativ që pritet të nisë transmetimet nga ora në orë, ndërsa ”Shuplaka” mëson se disa personazhe shumë të njohur të ekraneve shqiptare i janë bashkuar kësaj nisme energjike.

Gazetarë, folës lajmesh, drejtues emisionesh si Rezeart XhaxhiuEnton Abilekaj dhe Bledian Koka kanë nënshkruar tashmë se do jenë pjesë e këtij bashkëpunimi.

”Fax News”, me drejtor ekzekutiv Enton Abilekaj dhe drejtor informacioni Bledian Kokën, ka firmosur tashmë kontratën edhe me Brikena Priftin, e cila ka lënë ”Channel One”. Përveç saj, projektit i janë bashkuar edhe spikeret e njohura Deni Turhani  dhe Armela Ferko që ka lënë ”News24”, njësoj si Bledian Koka. Po kështu te ”Fax News” do të angazhohet edhe gazetarja e njohur e showbizz-it Adela Xhamani. Surpriza do të ketë edhe për sportin, por na duhet të presim edhe pak.

Për dossierin do të kujdeset Fatos Velia, ndërsa ende priten detaje të tjera nga televizioni.

Burime për MEDIAALBANIA.com kanë konfirmuar se ky kanal do të nis transmetimet brenda muajit Shtator, por data nuk zbulohet akoma, duhet të prisni edhe shumë pak ditë, ndoshta orë për të ndjekur kanalin më të ri të informacionit në vend “Fax News” si fillim do të transmetojë në rrjetin analog e më pas do e ndiqni në platformat kabllore dhe rrjetin digjital tokësor.

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.