Altin Basha: "Thashethemet që qarkullojnë janë larg të vërtetës. 'Portokalli' u rrit me ata aktorë dhe Top Channel, ka meritën që u krijoi këtë mundësi". Regjisori, reagon ndaj thashethemeve në lidhje me largimet nga 'Portokalli'!

Posted by TOP SHOW on Friday, September 29, 2017
loading...
You can skip ad in 5s
Loading...

Fillon Portokalliaaa, gjithçka që duhet të dini

Please log in or register to like posts.
Video

Fillon Portokalliaaa, gjithçka që duhet të dini për spektaklin më të dashur të humorit për shqiptarët, “Portokalli”, rikthehet këtë të diel në ekranin e Top Channel me energji të reja, aktorë të rinj.

I ftuar në “Top Show”, regjisori Altin Basha ka zbuluar disa nga detajet, ku këtë herë do të jetë një sallë gjigante, një teatër i ri ku do të zhvillohet spektakli më i madh i humorit.

“Portokallia po rifillon me energji të reja, aktorë të rinj dhe personazhe të reja. Do të jetë plotë surpriza. Do të jenë 9 aktorë të rinj, disa prej tyre nuk kanë dalë asnjëherë në skenën shqiptare. Salla do të jetë gjigante. Një sallë ku ju siguroj se do të bëhen shumë gjëra të bukura”, thotë regjisori Altin Basha, i cili thekson se edhe në këtë sezon do të jetë Salsano dhe Xhemi, dyshja që do të drejtojë spektaklin. “Kanë pasur një eksperiencë shumë pozitive dhe këtë do ta vazhdojnë ende”, thotë Basha.

Sa i përket thashethemeve për largime të aktorëve nga “Portokallia”, Altin Basha ka thënë: “Thashethemet që qarkullojnë janë larg të vërtetës. Portokalli u rrit me ata aktorë dhe Top Channel ka meritën që u krijoi këtë mundësi”. Për më shumë detaje mos e humbisni spektaklin sot në mbrëmje, ora 21:00 në Top Channel!

/ Top-Channel

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.