Loading...

Ftesë për 5 me Bieta Sulo në Top Channel

Please log in or register to like posts.
News

Siç ishte mësuar, Bieta Sulo do të rikthehet këtë sezon para kamerave në Top Channel. Pas largimit të Jonida Shehut nga “Pasdite në Top Channel”, drejtimi i programit iu besua menjëherë Juli Krisafit, por në fund të sezonit, u mësua se edhe Juli nuk do të jetë më në sezonin e ri, madje as në Top Channel.

Programi i pasdites, me çeljen e sezonit të ri i është besuar Bieta Sulos, e cila për shumë vite është kryeredaktore e “Top Show”.

“Ftesë për 5” është emri i ri që do të mbajë programi i saj, i cili, me siguri do të ketë në fokus temat sociale, kulturore dhe artistike të jetës kryeqytetase e më gjerë, por po ashtu, do të ketë dhe të ftuar në studio për të diskutuar për to.

Lajmin për programin e ri, Bieta e ka ndarë me miqtë në llograinë e saj sociale, duke prezantuar edhe spotin e programit “Ftesë për 5”.

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.