Loading...

Gati për super formatin në RTSH ?

Please log in or register to like posts.
News

Gati për super formatin në RTSH ? Pas tre sezonesh të suksesshme të MasterChef-it për të rritur, nga data 27 mars çdo të martë do të vijë në ekranin e RTSH, ‘MasterChef Albania Junior’.

Në qendër të saj do të jenë fëmijët nga mosha 8-14 vjeç të cilët kanë talent në kuzhinë dhe vijnë për të provuar veten në një garë ku do të vlerësohen nga një juri profesioniste, përbërë nga shefi i kuzhinës Juli Zguro, moderatorja e njohur Xheraldina Vula dhe shefi i kuzhinës Sokol Prenga.

Juria e MasterChef Albania Junior

Në fazën e parë të garës do të jenë 32 fëmijë, të ndarë në katër grupe me nga tetë anëtarë. Çdo javë, ndryshe nga MasterChef-i për të rritur, do të eleminohen jo një, por dy konkurrentë, një zgjedhje e duhur nga produksioni nisur nga fakti që në garë janë fëmijë, në mënyrë që ata ta marrin paksa më lehtë eleminimin, e ndërsa çdo mbrëmje do të shpallet gjithashtu dhe një fitues, i cili do të ketë disa privilegje si të drejtën për të zgjedhur temën e gatimit apo edhe për të shpëtuar një shok.

Studio e MasterChef Albania Junior

Herë pas here, do të ketë edhe të ftuar VIP, lojëra, dhurata për fëmijët. Faza e dytë do të nisë me 16 fëmijë të cilët do të “luftojnë” për disa puntata me radhë për të fituar titullin “MasterChef Junior i Shqipërisë” dhe një një udhëtim në Disneyland së bashku me familjen.

Shikim të këndshëm dhe shumë suksese produksionit dhe gjithë fëmijëve në garë!

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.