Loading...

Gjithçka që duhet të dini për MTV EMA 2017

Please log in or register to like posts.
News

Londra sonte në mbrëmje në SSE Wembley Arena do të mirëpresi çmimet europiane të muzikës “MTV EUROPE MUSIC AWARDS 2017” për herë të parë që prej vitit 1996. Moderimi në këtë edicion i është besuar këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora, e cila do të performoj edhe këngën e saj më të re “Anywhere”.

Ku mund të shikoj MTV EMAs?

– Për të pasur një biletë është shumë vonë, pasi shitja e tyre është mbyllur në muajin Tetor, por ju nuk duhet ta humbisni spektaklin për asnjë arsye! Ju që keni një të tillë jeni me fat!

– Në faqen e internetit MTVEMA.com do gjeni streaming prej orës 20:00 me tapetin e kuq e më pas në 21:00 me ceremoninë e çmimeve, në web gjithashtu do gjeni edhe kamerat e prapaskenave ku do zbuloni edhe intervistat direkte pas performancave të të ftuarve special.

– Në kanalet MTV prej orës 20:00 me tapetin e kuq dhe ceremonia do të nis transmetimin në 21:00. Kanalin MTV në Shqipëri e ndiqni në platformën kabllore ABCom (kanali 127).

– Të gjithë gjeni mënyrën më të mirë për veten tuaj, sepse mundësitë janë pafund live streaming ceremonia do jetë edhe në Facebook në profilin zyrtar të MTVEMA.

– Ndërsa për të apasionuarit e teknologjisë dhe ju që keni VR shkarkoni aplikacionin MTV EMA ku për herë të parë do përjetoni emocionet sikur të ishit në skenën e MTV në 360 gradë.

Kush performon dhe kush janë të nominuarit ?

Rita Ora, Eminem, Clean Bandit, U2, Stormzy, The Killers, Demi Lovato, Shawn Mendes, Kesha, Liam Payne, Travis Scott, French Montana dhe Camilla Cabello do performojnë në skenën e MTV.

Taylor Swift duket se do jetë triumfuese, e nominuar për plot 6 çmime.

Ajo është nominuar bashkë me Ed Sheeran, Ariana Grande, Kendrick Lamar, Miley Cyrus dhe Shawn Mendes për Best Artist dhe kundër Katy Perry për kategorinë Best Video. Nga ana tjetër One Direction’s Louis Tomlinson janë për Best UK & Ireland Act, Drake dhe Eminem përballen për Best Hip Hop dhe për Best Look lufta vazhdon me Zayn Malik dhe Harry Styles, lufta për pamjen dhe stilin më unik është më e ashpër pasi lista e të nominiarve vazhdon edhe me dy bukuroshey shqiptaret Dua Lipa dhe Rita Ora, njëkohësisht edhe moderatore e mbrëmjes.

Dua Lipa nuk është e nominuar vetëm për Best Look, por ajo mund të jetë edhe fituese e çmimit Best New për të cilin është nominuar. Rita dhe Dua nuk do jenë shqiptaret e vetme në EMA2017, sepse Ermal Meta do jetë në këtë event si përfaqësues i Italisë dhe Kristati-Xen, i cili do të përfaqëdojë Zvicrën.

Votimi është mbyllur dhe tani pritet vetëm të mësojmë listën e fituesve të MTV EMA 2017.

| MEDIAALBANIA.COM

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.