Loading...

Gjithë risitë e spektaklit “E diela shqiptare”

Please log in or register to like posts.
News

“E diela shqiptare” nisi sezonin e ri ndryshe nga herët e tjera. Në orën 14:00, Arditi dhe Andresa prezantuan “Telebingo Shqiptare”, rubrikë që do të vazhdojë për dy javë, para se të nisë zyrtarisht emisioni i plotë së bashku me rubrikat e tjera.

Duke shfrytëzuar rastin, Ardit Gjebrea hodhi poshtë zërat se Bora Zemani do të zëvendësojë Andresa-n; të dyja do të jenë pjesë e “E diela shqiptare”.

Studioja do të ketë një skenografi të re, për të cilën jemi të gjithë sy e veshë.

Ky sezon i spektaklit maratonë të së dielës, që nisi rrugëtimin rreth një dekadë më parë, vjen me të tjera ndryshime, përveç skenografisë.

Së pari, emisioni nis në 12:30, jo në 13:30, me rubrikën “Kam një mesazh për ty”,

për të vazhduar me “Telebingo” në orën 14:00, rubrikën e Blerinës dhe me edicionin e lajmeve.

Në orën 16:00 është rubrika “B.E Caffe” me Besin, Erionin dhe Olsin. “B.E Caffe ishte një ngacmim i Arditit. Paralelizmi midis ëndrrës për të qenë Shqipëria në Bashkimin Europian dhe dëshirës së papërmbajtshme të shqiptarëve për bar-kafenetë. Është një simbol që përshkruan aktualitetin shqiptar”, u shpreh Erion Isai në një intervistë për Tv Klan në fillim të shtatorit.

Ora 17:00 do të jetë sërish e Eni Çobanit me “Shihemi në gjyq”,

ndërsa një orë më vonë, nën moderimin e Bora Zemanit dhe Arditit nis faza e parë e prezantimit të këngëve pjesëmarrëse në “Kënga Magjike” të përzgjedhura paraprakisht nga produksioni. Festivali i njohur do të festojë 20-vjetorin pas pak muajsh, gjë që do të sjellë surpriza të shumta. Me pak fjalë, do të jetë më magjike se kurrë.

”Kënga Magjike” u krijua dhe u udhëhoq nga Ardit Gjebrea në fillim të qershorit të vitit 1999, festival ku fituese e parë nga juria profesioniste u shpall Elsa Lila me këngën ”Vetëm një fjalë’’. Padyshim festivali i këngëve që mbeten hit. Meqë ra fjala, ja lista e plotë e fituesve ndër vite, ndaj shkoni e ridëgjoni ç’tu dojë zemra.

1999: Elsa Lila – “Vetëm një fjalë”
2000: Irma e Eranda Libohova – “1000 ëndrra”
2001: Rovena Dilo e Pirro Çako – “Për një çast”
2002: Mira Konçi – “Një fjalë”
2003: Ema Bytyçi – “Ku je ti?”
2004: Irma Libohova – “Prapë tek ti do vi”
2005: Genta Ismajli – “Nuk dua tjetër”
2006: Armend Rexhepagiqi – “Kur dashuria vdes”
2007: Aurela Gaçe – “Hape veten ti”
2008: Jonida Maliqi – “Njëri nga ata”
2009: Eliza Hoxha e Rosela Gjylbegu – “Rruga e zemrës”
2010: Juliana Pasha e Luiz Ejlli – “Sa e Shite Zemren”
2011: Redon Makashi – “Më lër të fle”
2012: Alban Skënderaj – “E refuzoj”
2013: Besa Kokëdhima – “Tatuazh ne zemer”
2014: Aurela Gaçe e Young Zerka-“Pa kontroll”
2015: Aurela Gaçe – “Akoma jo”
2016: Rozana Radi – “Ma thuaj ti”
2017: Anxhela Peristeri – “E çmendur”

/ Anabel

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.