Loading...

Jo Vetëm Modë rifillon në Klan me surpriza

Please log in or register to like posts.
Image

Nevina Shtylla është emri më i ri që është bashkuar ekranit të TV KLAN në këtë sezon të ri televiziv. Këtë verë e pamë ajo ishte në krahë të bukuroshes Klea Huta në prezantimin e spektaklit “Maratona e Këngës Shqiptare”.

Tepër elegante dhe e rezervuar si në jetën private, ashtu edhe në atë profesionale. Tashmë është zyrtarizuar se së shpejti do ta shohim moderatoren në një nga formatet më të dashura të televizionit Klan. Pas largimit të moderatores Floriana Garo nga “Jo vetem Modë”, producentët kanë menduar se figura më e përshtatshme për këtë format është pikërisht bukuroshja brune.

 

“Jo Vetëm Modë” rikthehet shumë shpejt në ekranin e TV KLAN të shtunave në mbrëmje në 20:05, por burime të MEDIAALBANIA konfirmojnë se programi tashmë është rikonceptuar, do ketë më tepër informacione, të ftuar interesantë dhe risi. Duhet të presim edhe pak për të zbuluar risitë e këtij programi në sezonin e ri, ne i urojmë shumë suksese Nevinës dhe stafit realizues!

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.