Loading...

Korça nga 15.Nëntori vetëm në transmetime dixhitale

Please log in or register to like posts.
News

Korça nga 15.Nëntori vetëm në transmetime dixhitale

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në zbatim të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe në vijim të mbylljes së transmetimeve analoge në qarkun e Beratit, njofton se qarku i ardhshëm ku do të mbyllen transmetimet analoge do të jetë ai i Korçës.

Afati përfundimtar për mbylljen e transmetimeve analoge në këtë qark, është data 15 Nëntor, 2017.

Për sa më sipër, AMA tërheq vëmendjen e të gjithë subjekteve analogë vendorë që ushtrojnë veprimtari televizive në qarkun e Korçës, në marrjen e masave për të mbështetur programin e tyre në rrjetin numerik të RTSH-së, ose në njërin prej rrjeteve numerike private kombëtare, të licencuara nga AMA.

Nga ana tjetër, AMA kërkon nga publiku i cili përfiton transmetimet televizive nëpërmjet teknologjisë analoge, të pajiset me marrës digjital (dekoderë universalë të tipit DVB-T2), pasi në të kundërt, mbas datës 15 Nëntor 2017, nuk do të mund të shohë më transmetime televizive në këtë qark.

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.