Loading...

Ku do të transmetohet Botërori “Rusi 2018” ? Vetëm në një ekran në Shqipëri

Please log in or register to like posts.
News

Botërori “Rusi 2018” do të transmetohet vetëm në një ekran në Shqipëri në RTSH HD

Radio Televizioni Shqiptar ka fituar ekskluzivitetin e transmetimit të Botërorit “Rusi 2018”. Televizioni publik do të jetë ekrani i vetëm shqiptar që do të transmetojë këtë event.

Ndryshe nga vitet e tjera, kur shqiptarët kanë patur mundësi zgjedhjeje mes paketës “Supersport” në DigitAlb dhe “RTSH” për të parë botërorin, këtë vit ata kanë vetëm një mundësi.

Supersport nuk do të transmetojë asnjë nga ndeshjet e Botërorit. Kjo është një humbje e madhe për “Supersport” dhe DigitAlb, pas humbjes së “UEFA Champions League” për tre sezonet e ardhshme tani humbet edhe Botërorin, një ndër kompeticionet më të ndjekura të futbollit në Shqipëri.

Gjithashtu konfirmohet se RTSH ka ekskluzivitetin edhe për transmetimet e gjithë ndeshjeve të Botërorit “Rusi 2018” në paisjet mobile përmes aplikacionit “RTSH Tani” dhe streaming të gjitha ndeshjeve në internet në faqen zyrtare të RTSH për territorin e Republikës së Shqipërisë.

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.