Mjekja e Infektivit, Krisli Serani ka publikuar në rrjete sociale
një foto me barkun e rrumbullakosur. Ajo shihet e veshur dhe
e siguruar mirë, me duart që i mban te barku.

“Sepse ne punojmë bashkë këtu”, ka shkruar Serani krahas fotos. Barku i saj tregon që mjekja është në muajt e fundit të shtatzënisë por sërish nuk e ka lënë punën. Ajo vazhdon të ndihmojë kolegët në luftën ndaj Koronavirusit.