Mediat britanike i kanë kushtuar disa artikujt Pepajt, pasi ky i fundit, përdor një telefon nga qelia për t’u futur në rrjete sociale.

Madje ai ka postuar dhe foto në Instagram nga qelia e tij.

Shqiptari, Valjet Pepaj, me origjinë nga Shkodra , i cili është dënuar me 27 vite në burg në angli, ka marrë vëmendjen e mediave vendase.

Valjet Pepaj u dënua në 2018 pasi pranoi akuzat për trafik të 50 kg drogë me vlerë 2 milionë Paund.

Media britanike veprimin e shqiptarit e konsiderojnë si tallje me sistemin e burgjeve. Po ashtu Sunday Telegraf shkruan se Pepaj edhe pse është në burg komunikon me vajza  të ndryshme dhe u thotë se do të dalë nga burgu shumë shpejt.