Pak kohë më parë, në rrjet qarkulluan foto të Beartit dhe Teas duke u puthur. Më pas, dyshja dolën hapur duke pranuar publikisht lidhjen e tyre.

Tashmë ata nuk fshihen më dhe nuk i kursejnë postimet në rrjete sociale. Bearti e ka prezantuar Tean dhe me familjen e tij. Vetëm së fundmi, Tea ka publikuar në Instastory një foto pranë motrës së partnerit, Ideas.

Dy vajzat janë bjonde dhe për më tepër kanë të njëjtën ngjyrë sysh. Në foto shfaqen të dyja natyrale, pa pikë grimi dhe fansat kanë vënë re një ngjashmëri të madhe mes tyre. Tea dhe Idea duken më shumë si motra sesa si “kunata”. Po ju si mendoni?