Gjysmëfinalja e parë e Eurovision 2021 u zhvillua të martën, me 16 këngë interpretuese, të cilat kanë shpresuar deri në fund për kualifikimin në natën finale. Por në fund, vetëm dhjetë prej tyre kanë arritur të marrin biletat për në finalen e madhe të së shtunës.

Performanca dhe interpretime unike kishte edhe ky edicion i vështirë i festivalit europian, ndonëse pjesa më e madhe e tyre ishte online.

Po cilët janë 10 finalistët e parë të Eurovision 2021?

Norvegjia: Tix – “Fallen Angel”

Izraeli: Eden Alene – “Set Me Free”

Rusia: Manizha – “Russian Woman”

Azerbaixhani: Efendi – “Mata Hari”

Malta: Destiny – “Je me casse”

Lituania: The Roop – “Discoteque”

Qipro: Elena Tsagrinou – “El diablo”

Suedia: Tusse – “Voices”

Belgjika: Hooverphonic – “The Wrong Place”

Ukraina: Go_A – “SHUM”

Në finalen e madhe do të bashkohen edhe dhjetë finalistët e tjerë që do kualifikohen nga gjysmëfinalja e ditës së enjte, por do të shtohen edhe gjashtë kualifikimet automatike (5 vendet big dhe vendi pritës, Holanda).