Lindita dhe Veton Musai u vranë në shtëpinë e tyre nga Osman Shaptafaj në prag të Vitit të Ri. Lajmi ka tronditur të gjithë teksa mediat e huaja kanë zbuluar edhe motivin e krimit. Sipas tyre, 55-vjeçari shqiptar Osman Shaptafaj akuzohet se vrau vajzën e tij dhe dhëndrin pasi nuk mund të pranonte largimin e saj.

Daily Mail Australia” bën të ditur se 25-vjeçarja kishte frikë nga babai i saj. Mediat bëjnë të ditur se Lindita Musai po përpiqej të fillonte një jetë të re larg tij. Sipas dëshmive Shaptafaj kishte një marrëdhënie të vështirë me familjen e tij. Lindita ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj por ëndrra e saj u pre në mes.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Australinë ku një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri të bijën Lindita Musai, 25 vjeç dhe bashkëshortin e saj Veton Musai, 29 vjeç. Çifti shqiptar ishin duke festuar përvjetorin e martesës, si u vranë çifti shqiptar në Australi festonin përvjetorin e tyre të parë të martesës, kur u qëlluan me armë nga Osman Shaptafaj, 55 vjeç.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se ata ndodheshin në shtëpi. Sipas dëshmitarëve, babai i vajzës i kishte vënë armën në gjoks dhëndrit dhe më pas e ktheu nga vetja. Lindita humbi jetën në vend ndërsa Vetoni ndërroi jetë në spital. Pasi qëlloi çiftin, babai i vajzës ka tentuar të vrasë edhe veten.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa mësohet se në momentin e ngjarjes së rëndë, në shtëpinë e çiftit ishin edhe anëtarë të tjerë të familjes