Loading...

Ledioni jep dorëheqjen nga ‘The Voice’ për një tjetër spektakël…

Please log in or register to like posts.
News

Ledion Liço është prezantuesi historik i ‘The Voice në Shqipëri në ekranin e Top Channel. Për 8 vite ai ka prezantuar këtë spektakël, i cili ka bërë për vete publikun shqiptar.

Mbrëmja kishte rezervuar shumë surpriza në këtë format, por ajo që çuditi më shumë publikun ishte deklarata që bëri Ledioni në një nga momentet e garës. ‘Unë nuk do e prezantoj më këtë format, është shumë sfilitëse të merresh me fëmijët”, -është shprehur Ledioni. Në vazhdimësi ka treguar se preket shumë nga fëmijët, ndaj e ka të vështirë të punojë me ta. Ky është një nga emisionet e tij më të dashura, e megjithatë në puntatën që u transmetua të premten në darkë, ai pohon se ky është ‘The Voice’ i fundit për të.

Nëse nuk është në Voice, ku do jetë Ledioni sezonin tjetër ? Në  ‘Big Brother ViP’ edhe pse ka prezantuar vetëm 1 herë këtë format në versionin e tij të zakonshëm, duket se eksperienca e BIG BROTHER i ka pëlqyer dhe sezonin tjetër vjen një “Big Brother” nën drejtimin e Ledion Liço, por me banorë personazhet më të dashur të ekranit, muzikës, politikës, sportit e fusha të ndryshme të gjithë në një shtëpi, mes luksit,  një vend ku të gjithë meritojnë të qetësohen, në resortin e pushimit të vipave, në Top Channel sezonin e ri televiziv…

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.