Loading...

MAGJIA E MEDIAS 2017, MË SHUMË SE 150 NOMINIME PËR ÇMIMET MAGJIKE

Please log in or register to like posts.
News

MAGJIA E MEDIAS 2017, MË SHUMË SE 150 NOMINIME PËR ÇMIMET MAGJIKE

Edicioni i katërt i çmimeve magjike “MAGJIA E MEDIAS” organizuar nga faqja mediatike MEDIA•ALBANIA si çdo fundvit që prej 2014-ës vjen me shumë surpriza dhe risi. Këtë edicion të ri ne kemi nominuar rreth 150 personazhe, formate, kanale televizive, seriale, autorë, prezantues, folës, madje edhe këngëtarë nga Shqipëria dhe Kosova.

Gjithçka po bëhet gati nga stafi i faqes, ku votimi për 31 kategoritë magjike do të hapet shumë shpejt në faqen e internetit www.mediaalbania.com, por njëkohësisht ju do të votoni edhe në profilet tona në rrjetet sociale si Facebook & Instagram përmes komenteve në postimet nën hashtag #MAGJIAEMEDIAS2017 ashtu si çdo vit. Edhe këtë herë gjithçka do jetë transparente dhe gjatë gjithë kohës së votimit, votat tuaja do pasqyrohen në kohë reale pa i mbajtur ato të mbyllura, ndryshe nga faqet dhe sondazhet e tjera, me teknologjinë e fundit që do të përdoret në sondazhet online ne ju premtojmë një super edicion magjik. Duke ju falenderuar që na keni ndjekur gjatë gjithë kësaj kohe ju ftojmë të bëheni pjesë edhe këtë herë e çmimeve magjike, sepse këtu vendosni ju dhe vlerësimin e jepni ju! Sepse televizioni është magjik dhe çmimet meritojnë të jenë të tilla!

Për të zbuluar më shumë rreth “MAGJIA E MEDIAS” hidhini një sy edicionit të parë:

Edicioni i parë 2014 – http://balkanweb.com/site/magjia-e-lajmit-shpallet-fitues-news24

Fituesit e edicionit të parë / video YouTube
https://youtu.be/NdWOEgLJbEQ

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.