Loading...

Martohet Labinot Gashi! Zbuloni foto & detaje të dasmës

Please log in or register to like posts.
Image

Labinot Gashi dhe e fejuara e tij, Qëndresa Bajrami dje festuan martesën e tyre me familjet. Labi e mori Qëndresën me tren nga Prishtina në Pejë për të mos e humbur traditën në një dasmë që do të kishte dhe shumë detaje moderne.

Ka qenë një ide krejt ndryshe nga ato që u lindin zakonisht personazheve të njohur për dasmat spektakolare.

Labinot Gashi, për ta marrë Qëndresën nga Prishtina drejt Pejës, qytetit të tij të lindjes, ka zgjedhur trenin. Duke mbledhur disa miq të ngushtë, Labi e ka kthyer këtë udhëtim Prishtinë – Pejë në një festë të vërtetë.

Shumë prej personazheve të njohur të ekranit janë bërë pjesë e dasmës së Labit dhe Qëndresës. Kështu, Big Mama, një nga mikeshat e ngushta të Labit, e ftuar në dasmë, ka ndarë me miqtë emocionet e kësaj dite emocionuese edhe për të. Ajo e ka uruar çiftin edhe përmes profilit të saj në Instagram. Po ashtu, të pranishëm në festë kanë qenë edhe Vesel Kurtishaj, Besnik Qaka, Sinan Hoxha etj.

Labi dhe Qëndresa jetojnë një dashuri të bukur disavjeçare. Martesa e tyre sot është dyfish e shënuar, meqenëse moderatori i “Një kafe me Labin” feston edhe ditëlindjen.

 

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.