Loading...

Martohet “Melek” nusja më e bukur e Turqisë

Please log in or register to like posts.
News

“Melek” martohet me aktorin turk dhe është nusja më e bukur që na kanë zënë sytë!

Bensu Soral dhe Hakan Baş i kanë dhënë fund beqarisë mbrëmjen e djeshme! Çifti lidhi kurorë në një festë gjigande me miqtë e tyre dhe familjarët në Stamboll.

Hakan, shkoi mori partneren e tij në shtëpinë e të atit mëngjesin e së shtunës, duke ndjekur traditat turke! Nën tingujt që lëshonin daullet dhe të ftuarit, dy aktorët kërcenin në pragun e shtëpisë së vajzërisë së “Melek”.

Bensu kishte zgjedhur një fustan të bardhë dhe shumë ekstravagant, i çarë në pjesën e belit. Ndërsa flokët kishte preferuar t’i mbante të lëshuara, kombinuar me një tualet shumë të thjeshtë.

Për ceremoninë e dasmës, ashtu si edhe festën e madhe me të ftuarit, Bensu Soral, e njohur ndryshe si “Melek”, në serialin “I Inflirtuari”, ishte shndërruar në një princeshë të kohërave moderve.

Aktorja kishte zgjedhur një fustan të bardhë të akullt, në formë A-je, i thurur në pjesën e bustit. Detaji më i veçantë i fustanit, ishin krahët e tij, të cilat ishin të qëndisura dhe kishin një formë a-simetrike. Bensu kishte preferuar t’i kapte flokët gjatë ceremonisë dhe i kishte kombinuar me një aksesor në pjesën e kokës.

Mes të pranishmëve në dasmë, morën pjesë edhe shumë kolegë të çiftit.

/iconstyle.al

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.