Loading...

NIS SONTE C’EST LA VIE NË KLAN

Please log in or register to like posts.
News
Sonte në mbrëmje në orën 20:05 do të fillojë në televizionin Klan një emision i ri, në drejtimin e së bukurës Marina Vjollca. “C’est la vie”, do na shoqërojë çdo të diel me një kast vërtet interesant, që do të na mbajë të mbërthyer përpara ekranit. Por nëse jeni kurioz për të parë se çfarë ka veshur Marina Vjollca në puntatën e parë të emisionit, nga spoti i programit është zbuluar edhe fustani i saj.

‘C’est la vie’ do të sjellë në një garë këndimi personazhe të njohur të skenës. Këngëtarët profesionistë do të jenë përballë VIP-ave. Marina ka publikuar spotin e emisionit në Instagramion e saj duke na prezantuar dhe me personazhet e ftuar. Disa prej tyre janë

Anxhela Peristeri, Ori Kuçi, Big Mama, Era Rusi, Erik Lloshi, Erisa Xhixho, Flori Mumajesi, Bruno, Klajdi Haruni, DJ Vicky, Skerdi Faria, Aulona Musta, Fatma Haxhialiu, Xhieldo Hyseni, etj.

Për të parë më shumë rreth Marinës, por edhe emisionit më të ri në ekranet shqiptare, mos harroni që sonte në orën 20:05 të shikoni vetëm televizionin Klan. Ne i urojmë shumë suksese Marinës dhe gjithë stafit të këtij super spektakli të ri!

Moderatorja ka vendosur që ta nisë këtë edicion me një fustan të gjatë, me perla në pjesën e gjoksit, ndërsa në pjesën e poshtme fustani është me flutura. E grimuar lehtë dhe bukur nga Arbër Bytyqi, Marina ngjan vërtet e mrekullueshme me flokët e kapura bisht.

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.