Loading...

Një kat më Lart me Ermal Peçin në INtv

Please log in or register to like posts.
Image

Pas një viti shkëputje nga ekrani, moderatori i njohur i shumë programeve të suksesshme rikthehet sërish në televizion. Me një format ndryshe, Ermal Peçi do të jetë pjesë e ekranit të INTV, çdo të shtunë, me emisionin e tij më të ri, “Një kat më Lart”. Ky emision do të ketë në fokus personazhet e njohur të ekranit, të cilët do të tregojnë etape të ndryshme të jetës së tyre, ose thënë qartazi, do ndajnë me shikuesit e INTV, rrugëtimin e jetës së tyre.

Duke njohur moderatorin energjik, këto rrëfime nuk do të jenë të qeta por të mbushura me surpriza. Por për të gjithë ju që pyesni me vete se ku kishte “humbur” Ermali këtë periudhë që nuk ishte shfaqur në ekran, përgjigjen sigurisht që e merrni nga ai.

“Ky është viti im i dytë në INTV. Vitin e kaluar isha kryeredaktor i programit “3jat”, ndërkohë që gjithë majin bëra një program dedikuar Festivalit Europian “Eurobeat”, me informacione rreth tij, dhe të ftuara këngëtare që kanë qenë nga Shqipëria në Eurovizion. Këtë sezon mendoj t’ja dedikoj të gjithin ekranit, pasi rikthehem çdo javë në “Një kat më Lart”. Programi do të transmetohet çdo të shtunë në INTV”,-ka treguar Ermali për Revistën Class.

Prej 10 vitesh në ekran, moderatori i njohur ka bërë një sërë emisionesh, ku vlen të përmendim disa më të suksesshmet “Heart Attack” dhe “Dita e shtatë” me Sonila Meçon në Agon Channel. Por bëhuni gati, pasi një tjetër emision i suksesshëm vjen sërish nga Ermali çdo të shtunë në orën 17:00 në INTV.

Revista Class

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.