Loading...

Një reality si Big Brother në TV Klan

Please log in or register to like posts.
Image

Një program aspak i zakontë pritet të fillojë së shpejti në “TV Klan”.

Bëhet fjalë për reality show-n “The Farm” i cili bashkon 12 njerëz për të jetuar në një fermë.

Konkurentët duhet të punojnë si një fermer, të mjelin lopët, të rrisin pulat, të mbjellin fruta e perime etj.

Ardhja e këtij formati në Shqipëri është konfirmuar nga Aleksandër Frangaj në dokumentarin e 20 vjetorit të “TV KLAN” transmetuar në ABC STORY.

Ashtu si në Big Brother, edhe në “Ferma” ka eleminime dhe çdo javë dikush largohet nga programi derisa në fund mbetet një fitues. Në disa shtete ky format është realizuar me personazhe të njohur, ndërsa në vendin tonë duhet të presim edhe pak për të zbuluar më tepër detaje, ajo që ju konfirmojmë është se reality show “FERMA” do të transmetohet këtë pranverë në ekranin e TV KLAN.

Ky reality është transmetuar deri tani në më shumë se 40 shtete, një produksion i Endemol.

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.