Loading...

Njëra në Klan e tjetra në Top, zbuloni programet

Please log in or register to like posts.
News

Njëra në Klan e tjetra në Top, për herë të parë, që kur janë shfaqur në ekran, Marina dhe Luana do të punojnë në dy televizione të ndryshme. Marina, e martuar më 10 shtator me Getoar Selimin, ka ndryshuar dhe shtëpinë e parë dhe të dytën, siç e quajnë punën, disa njerëz. Lajmi se Marina Vjollca u largua nga Top Channel, çuditi jo pak ndjekësit e saj, por edhe publikun e gjërë. Bukuroshja e ekanit, vendosi të transferohej tek një tjetër television po aq i rëndësishëm, siç është TV Klan.

Duke qenë se Marina në Top Channel, kishte një emision sportiv u aludua se edhe në Klan do të kishte një program me të njejtin format. Por në fakt vetë Marina deklaroi në një intervistë për Eni Shehun se programi që do të drejtonte nuk ka lidhje me sportin por me muzikën.

Në fakt, tashmë është zbuluar edhe emri i emisionin që do drejtojë nusja e re. Programin me siguri e mbani mend, pasi është transmetuar edhe vite më parë në Klan. “C’est la vie”/ Kjo është jeta, është një program i madh muzike me pjesëmarrjen e 10 çifteve, të cilët do të konkurrojnë duke kënduar. Në vitin 2006 ky program drejtohej nga Enkel Demi, por në shkurt të 2007-ës, ai u mbyll me fitoren e Mirela Moisiut, asokohe vajza e presidentit Moisiu dhe zonjë e parë e vendit, bashkë me Sidrit Bejlerin.

Revista Who ka mësuar nga burime pranë Top Channel që Luanës do i besohet orari kryesor i së shtunës mbrëma. Ky është orari kur pritej të transmetohej spektakli i Arbana Osmanit “Dua të bëj të lumtur”, i cili po përgatit sezonin e tij të dytë që nis në muajin Shkurt. Nuk dihet çfarë formati do të jetë ai, as sa do të zgjasë, por e sigurt është që nëse Luana do të shfaqet në ekran të shtunën mbrëma, do të jetë konkurrentja e drejtpërdrejt e Ermal Mamaqit në TVKlan.

 

 

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.