loading...
You can skip ad in 5s
Loading...

Njihuni me aktorët e Fatih, serialit të ri turk

Please log in or register to like posts.
Video

Këtë javë ka nisur transmetimin në ekranin turk të Kanal D seriali historik “Mehmed Bir Cihan Fatihi”, që tregon historinë e Sulltan Mehmetit, çdo të martë në orën 20:00 me atë turke (ora 21:00 me orën tonë).

Kenan Imirzalioglu rikthehet në këtë serial të ri që do të jetë më i shtrenjti në historinë turke, me buxhet që rivalizon edhe serialet amerikane. Një episod i serialit “Mehmed Bir Cihan Fatihi” kushton plot 525 mijë $ dollar.

Përveç aktorit të famshëm Kenan Imirzalioglu, do të marrin pjesë edhe shumë aktorë të tjerë të njohur, më të mirët e Turqisë, por disa prej tyre ju i njihni. E mbani mend mjeshtrin e qofteve ? Çetin Tekindor, Xhelali i serialit “I Infiltruari” apo Nazifi i “Karadayi” është pjesë e këtij super seriali, Hazal Filiz Küçükköse ( ose ndryshe Zeynep në serialin “Kara Sevda” si motra e Kemalit ) apo bukuroshen Leyla Tanlar siç e njihni edhe ju Xhansu në serialin “Fate të kryqëzuara” dhe Sedef Avcı ndryshe Bahar në serialin “Ezel”.

Le të shpresojmë se sezonin e ri që nis në Shtator ky serial i ri të transmetohet edhe në një ekran shqiptar, edhe pse interesimet kanë nisur ne nuk mund të zbulojmë asgjë për momentin, por ju ftojmë vetëm të qëndroni me MEDIAALBANIA.COM dhe do zbuloni shumë informacione interesante.

Sipër keni edhe një video nga traileri i episodit të dytë të këtij seriali. Shikim të këndshëm!

Kenan İmirzalioğlu
Hazal Filiz Küçükköse
Çetin Tekindor
Leyla Tanlar
Sedef Avcı
KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.