Loading...

Orinda Huta i bashkohet TV Klan

Please log in or register to like posts.
News

Pas largimit nga “Vizion Plus”, Orinda Huta do të angazhohet në një program të të tjera përmasave në Tv “Klan”.

Prej vitesh ka drejtuar emisione të ndryshme si “Vizioni i Pasdites”, “Fustani i ëndrrave” dhe “Cover”, por tashmë ajo do të jetë pjesë e festivalit “Kënga Magjike”.

Burime për “Gazeta Express” kanë konfirmuar se moderatorja do të jetë pjesë e jurisë që do të gjykojë artistët e rinj në festivalin e muzikës së lehtë shqiptare “Kënga Magjike”.

Vitin e kaluar, juria përbëhej nga dy këngëtare mjaft të njohura shqiptare, si Juliana Pasha dhe Venera Lumani.

Nuk e dimë nëse Orinda do të zëvendësojë ndonjërën nga këngëtaret apo do t’i shtohet jurisë, gjithsesi këtë pritet ta shohim shumë shpejt.

Ky largim i moderatores vjen vetëm pak kohë pasi bashkëshorti i saj, moderatori dhe producenti Turjan Hysko njoftoi se do të nisë transmetimin e emisionit “Familja” dhe si dhe do të jetë në regjinë e show-t humoristik “Dupelx”.

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.