Loading...

Publikohet për herë të parë dëshmia e vetme e Michael Jackson

Please log in or register to like posts.
News

Daily Mail ka publikuar për herë të parë pamjet nga dëshmia e vetme e Michael Jackson, mbi akuzat e abuzimeve seksuale ndaj të miturve.

Një video gati 10 minuta e gjatë, e datës 1 mars 1996, tregon imazhin e qartë të mbretit të pop-it dhe reagimin e tij ndaj pyetjeve të prokurorit. Megjithatë, duket qartë nervozizmi që mban brenda, i cili herë pas here, është i pamundur të fshihet.

Me veshjen karakteristike, një xhaketë të zezë dhe me kapelën alla Jackson, 37-vjeçari, në atë kohë refuzoi me përbuzje akuzat e bëra në adresë të tij për racizëm.

“Njerëzit kanë gënjyer për mua. Jam një amerikan me ngjyrë, jam krenar dhe jam i nderuar për këtë”, – ka thënë Michael.

Ndërsa për marrëdhënien me fëmijët, legjenda e popit citoi Jezusin për t’u përgjigjur: “Jezusi tha se duhet t’i duam fëmijët dhe të jemi si fëmijë, të rinj, të pafajshëm, të pastër dhe të ndershëm. Ai gjithmonë u kujdes për të qenë i rrethuar nga fëmijët dhe kështu mësova të bëj dhe unë derisa u rrita”.

Pas procesit të gjatë 6-mujor nëpër gjykata, Michael Jackson u shpall i pafajshëm në mars të vitit 1997, për akuzën e pedofilisë.

/ Burimi i informacionit Daily Mail

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.