Përshëndetje! Mirë se vini në faqen e regjistrimit! Kjo hapësirë është e dedikuar për ju, ju lutem vendosni të dhëna të sakta. Ju njoftojmë se të dhënat tuaja mbrohen sipas politikave të privatësisë dhe rregullores së Bashkimit Europian, GDPR. Ju kujtojmë gjithashtu se në çdo moment llogaria juaj mund të mbyllet nëse nuk e përdorni atë bazuar në rregulloren e faqes. Faleminderit për mirëkuptimin!
Termat dhe kushtet e rregjistrimit në portal Përshëndetje dhe mirë se vini! Duke pranuar të regjistroheni në portalin e MEDIAALBANIA.COM, automatikisht ju do të ndani me ne informacione si adresa juaj personale e emailit, ne nuk ju kërkojmë asnjë të dhënë personale si emrin, datëlindjen, numrin tuaj të telefonit. Ju sugjerojmë të tregoheni të vëmendshëm dhe në asnjë moment të mos ndani informacione personale si adresa juaj, numri i telefonit, apo të dhëna të tjera me përdorues të tjerë të faqes, sepse në asnjë moment ne nuk do t'ju kontaktojmë për t'ju kërkuar informacione të tilla. Në momentin që ju regjistroheni keni të drejtën të dërgoni mesazhe private me përdorues të tjerë, por në rast raportimesh për abuzime në përdorim llogaria juaj mund të mbyllet nëse nuk e përdorni atë duke zbatuar rregullat bazë të etikës dhe sjelljes. Një kontribut që do të ndani me www.mediaalbania.com ( këtu përfshihen informacionet tekst, foto, material video apo audio) nënkupton dhënien e informacionit për MEDIAALBANIA.COM, që nuk sjell detyrime për të paguar të drejtën e autorit, që i jep leje faqes sonë për të shumëfishuar materialin në fjalë, për ta përshtatur atë, për të përcjellë materialin, për ta bërë publik ose për ta transmetuar atë. Në raste të caktuara MEDIAALBANIA.COM, kontributin tuaj mund ta ndajë me palë të treta të besueshme ku do të ruhet në mënyrë të rreptë anonimati. Në portalin tonë dhe në profilet tona zyrtare në rrjetet sociale, ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi për asnjë koment të përdoruesëve tanë. Ai në mënyrë apsolute nuk shpreh qëndrimin dhe mendimin tonë. Ne mund të përdorim të dhënat tuaja me qëllime kërkimore në bazë të sondazheve të ndryshme, por gjatë gjithë kohës do të ruhet anonimati juaj, në asnjë moment nuk tregon për asnjë arsye detajet e email-eve tek persona të pales së të tretë, me prejashtim bëjnë rastet kur të dhënat kërkohen nga policia apo prokuroria. Ne mund të mbledhim informacion në lidhje me kompjuterin tuaj, duke përfshirë (kur është e mundur) adresën tuaj të IP, sistemin operativ dhe llojin e shfletuesit, për sistemin e administrimit dhe për të dhëna statistikore rreth përdoruesve tanë. * Siguria juaj është prioritet i faqes dhe për mbrojtjen e të dhënave tuaja është bërë një punë maksimale, pasi gjithë portali përdor teknologjinë e fundit si në design, por edhe në siguri pasi është i enkriptuar me SSL Certificate.