Loading...

Rikthehet “100 milionë” në Top Channel, tani të dielave

Please log in or register to like posts.
Image

A jeni të aftë të menaxhoni emocionet tuaja dhe të fitoni 100 milionë? Shfaqja e jashtëzakonshme vjen drejtpërdrejt në ekranin e Top Channel prej kësaj të diele, në orën 17:40.

Mes jush dhe 100 milionëshit qëndrojnë vetëm 8 pyetje dhe çdokush mund të aplikojë “online” për të qenë pjesë e shfaqjes.

“Rikthehet një prej lojërave më familjare dhe më të dashura për shqiptarët, që është ‘100 milionë’. Për mua po aq është kënaqësi, sepse është të rikthehesh në shtëpinë e vjetër, por me shumë gjëra të ndryshuara për ta jetuar edhe njëherë këtë lojë, me qejf, me dëshirë dhe me dashuri”, shprehet Eno Popi, moderator i shfaqjes “100 milionë”.
Tashmë loja do të vijë në çifte ose grupe, duke ardhur pranë publikut në një fashë më familjare. Të gjithë luajnë dhe argëtohen nëpërmejt ekranit të Top Channel, sepse ju mund të bëheni pjesë e shfaqjes edhe nga shtëpia.
“Do të kemi më shumë konkurrentë që do të luajnë, nuk do të jenë vetëm dyshe. Do të jenë edhe grupe, që duhet të kenë patjetër një kauzë. Një kauzë shumë të rëndësishme për një mikun e tyre, një familjarin e tyre… Një kauzë për t’i çuar paratë dhe kjo bëhet gjithmonë publike. Publiku nga shtëpia do të futet në lojë këtë vit. Sikundër nuk ka ndodhur në edicionet tona ‘100 milionë’, por shumë familjare nëpër formatet simotra, të tipit në Gjermani, Britani të Madhe, Itali”, shpjegon më tej moderatori Eno Popi.

“100 milionë” fton publikun që prej kësaj të diele, ndërsa aplikimi “online” është i mundur në adresën 100milione.top-channel.tv.

Top Channel

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.