Rregullore dhe politikat e privatësisë

Rregullore dhe Politikat e Privatësisë

(Përditësuar sipas GDPR)

MEDIAALBANIA.COM është faqja mediatike më e madhe në vend, përmes këtij portali kudo ku ju ndodheni dhe përmes të gjitha pajisjeve mund të aksesoni informacionet e publikuara nga ana jonë. Gjithashtu, përmes platformës ndërkombëtare të pagesave “PayPal” ju mund të blini hapësirat tona të reklamimit.

Gjatë vizitës në MEDIAALBANIA.COM automatikisht ju do të ndani me ne disa informacione.

Nga data 25 Maj 2018 ne kemi përditësuar Rregulloren dhe Politikat tona të Privatësisë në përgjigje të GDPR, rregullores së re për mbrojtjen e të dhënave të Bashkimit Evropian. Privatësia juaj është një përparësi për ne.

Të dhënat personale

  • nëse regjistroheni në portal JU ndani me ne të dhëna identifikuese si emër, mbiemër dhe adresë email.
  • automatikisht ne marrim nga ju adresën tuaj të IP, informacione nga kompjuteri rreth shfletuesit të internetit, linqeve, referimet URL dhe të gjitha këto të dhëna që merren automatikisht përdoren vetëm për qëllime statistikore rreth klikimeve, shikimeve në faqen tonë.

Siguria juaj është prioritet i faqes dhe për mbrojtjen e të dhënave tuaja është bërë një punë maksimale, pasi gjithë portali përdor teknologjinë e fundit dhe është i enkriptuar me SSL Certificate, prandaj ju rekomandojmë që gjithmonë të vizitoni përmes linkut https://www.mediaalbania.com 

Cookies

Cookie është një skedarë standard që vendoset në kompjuterin apo pajisjen tuaj vetëm për të personalizuar përmbajtjen që ne ju shfaqim përfshirë reklamat apo ruajtjen e preferencave tuaja.

Pagesat

Të gjitha pagesat kryhen përmes platformës “PayPal” e cila është ndër kompanitë më të njohura për pagesat online, e cila zbaton të gjitha rregulloret e privatësisë. Ne mbledhim informacion vetëm për personin që ka kryer pagesën dhe numrin e pagesës në “Pay Pal”.

Mosha

Mosha minimale për një akses të plotë në të gjitha postimet tona është 13 vjeç, në raste specifike për disa postime 16+ ne aplikojmë NSFW Not Safe For Work ku ju kërkohet të regjistroheni dhe pas verifikimeve tona ju do të mund hapni postimin.

post

Një kontribut që do të ndani me www.mediaalbania.com ( këtu përfshihen informacionet tekst, fotografi, material video apo audio) nënkupton dhënien e informacionit për MEDIAALBANIA.COM, që nuk sjell detyrime për të paguar të drejtën e autorit, që i jep leje faqes sonë për të shumëfishuar materialin në fjalë, për ta përshtatur atë, për të përcjellë materialin, për ta bërë publik ose për ta transmetuar atë. Në raste të caktuara MEDIAALBANIA.COM, kontributin tuaj mund ta ndajë me palë të treta të besueshme ku do të ruhet në mënyrë të rreptë anonimati.

***

Për çdo informacion të detajuar, ankesë apo pakënaqësi ndaj Rregullores dhe Politikave tona të Privatësisë, na kontaktoni në  [email protected]