Loading...

RTSH: S’e kemi detyrim t’u japim sinjal TV private

Please log in or register to like posts.
News

Radio Televizioni Shqiptar ka reaguar lidhur me debatin e shkaktuar sot në Kuvend, lidhur me “ndërprerjen e sinjalit të punimeve të Kuvendit për mediat private”.

Në deklaratën për media thuhet se RTSH ka hapur një kanal të posaçëm RTSH Kuvend, duke theksuar se RTSH nuk ka asnjë detyrim ligjor t’u japë sinjal radiove dhe televizioneve private shqiptare.

Nëse këto të fundit do të dëshirojnë të transmetojnë Kuvendin, duhet të lidhin kontrata të rregullta.

Deklarata e plotë

Në bazë të detyrimit ligjor për prodhimin dhe transmetimin e seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Radio Televizioni Shqiptar, me korrektësi dhe profesionalizëm të lartë prodhon dhe transmeton të plota punimet e Kuvendit në të gjitha platformat transmetuese të tij.

Radio Televizioni Shqiptar, përsëri në zbatim të ligjit, ka hapur edhe një kanal të dedikuar për veprimtarinë parlamentare të quajtur RTSH KUVEND, ku është gjithë hapësira e nevojshme për transmetimin me transparencë të plotë të veprimtarisë kuvendore.

Sqarojmë se Radio Televizioni Shqiptar nuk ka asnjë detyrim ligjor që të japë sinjal për radiot dhe televizionet private.

Megjithatë RTSH ka njoftuar zyrtarisht të gjithë radiotelevizionet private që dëshirojnë të transmetojnë drejtpërsëdrejti punimet e Kuvendit, të lidhin kontrata të rregullta, me qëllim ndarjen e kostove teknike të prodhimit të sinjalit. RTSH beson se paratë e taksave të publikut nuk duhet të përdorën për financimin e veprimtarisë se televizioneve private.

Radio Televizioni Shqiptar do të vazhdojë të kërkojë institucionalizimin e këtyre marrëdhënieve në respekt të zbatimit të ligjit dhe për përdorimin e drejtë të parave publike që janë financuesit e veprimtarisë së tij.

/ RTSH

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.