Loading...

Shtyhen afatat, dixhitalizimi ? Nuk ka një fund !

Please log in or register to like posts.
News

Transmetimet analoge në Tiranë dhe Durrës nuk do të mbyllen në datën 15 Janar siç ishte parashikuar. Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se afati shtyhet për në datën 1 Shtator 2019, le të themi edhe 1 vit më shumë pasi ishte fillimisht Shtatori, më pas u shty për në Dhjetor dhe tani procesi nuk mbyllet, por shyhet sërisht.

Sipas AMA, në qarqet Tiranë dhe Durrës është përqëndruar numri më i madh i banorëve. Bazuar në të dhënat e deritanishme nga operatorët ekonomikë tregtarë, se ende nuk është siguruar sasia e mjaftueshme e dekoderave të tipit DVB-T2.

AMA vijon punën për përmirësimin e fushatës informuese për publikun, përfshirë edhe ndryshimin e përmbajtjes së spoteve informuese, njoftimeve, apo zgjerimin e kanaleve të komunikimit. Kuadri ligjor që normalizon procesin e digjitalizimit kërkon domosdoshmërisht pajisjen e plotë të audiencës me marrës numerikë, ose dekodera të tipit DVB-T2.

E njëjta datë është dhe për qarkun e Vlorës ku vazhdojnë transmetimet analoge dhe ato analoge paralelisht.

/mediaalbania.com

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.