Loading...

Sonila Meço dhe Ylli Rakipi janë dy fytyrat e reja të Top Channel ?

Please log in or register to like posts.
News

Ylli Rakipi do të transferohet në Top Channel me “Të Paeskspozuarit” dhe sipas lajmeve që po qarkullojnë thuhet se ky program do të transmetohet ditën e enjte në orën 21:00.

Pas ofertës që i është bërë dhe dakordësisë për kushtet që ai ka kërkuar, Rakipi ka braktisur televizionin “News 24” dhe thuhet se ndarja e tij me drejtuesin e televizionit Irfan Hysenbelliu ka qenë e qetë. Pjesë e emisionit të Rakipit, që do të transmetohet në Top Channel do jenë edhe gazetarët Andi Bushati dhe Fatos Lubonja. Sokol Balla mësohet se ka marrë rolin e drejtorit ekzekutiv në “Vizion Plus“, ku thuhet do të drejtojë edhe një emision politik që do të transmetohet dy herë në javë.

Ndërsa surpriza më e madhe vjen me programin e ri që pritet të quhet “True Story” i cili rikthen në ekranin e Top Channel gazetaren Sonila Meço. Meço ka qenë në Londër ku është takuar me presidentin e “Agon Channel“, Francesco Becchetti, i cili pritet të jetë i ftuari i saj i parë në programin e ri. “Në Londër për True Story“, shkruan gazetarja në foton e publikuar në profilin e saj në Instagram.

 

POSTUAR NGA SONILA MEÇO NË INSTAGRAM

Ndërkohë theksohet se Sonila Meço dhe Ylli Rakipi do të jenë vetëm drejtues të emisioneve të tyre pasi Drejtor Informacioni i Top Channel do të vazhdojë të jetë Endri Xhafo, i cili gjithashtu pritet të ketë një program të tijin.

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.